Spektakël i meteorëve, yje që bien edhe në qiellin e Tiranës
Nata e 12 gushtit pritet të sjellë një nga spektaklet më të bukura astronomike të verës: reshjen e meteorëve Perseidë. Ky fenomen, i njohur për numrin e madh të “yjeve që bien”, mund të vëzhgohet edhe me sy të lirë. Kulmi i shiut të meteorëve ndodh natën mes datave 12 dhe 13 gusht. Për Tiranën, këtë vit kushtet do të jenë veçanërisht të mira sepse Hëna e re nuk do ta ndriçojë qiellin fort dhe ata që do të jenë larg dritave të qytetit do të shohin më shumë “yje që bien”. Nuk nevojitet teleskop apo pajisje e veçantë për ta shijuar këtë fenomen. Mjafton të gjeni një vend të errët, të shikoni drejt qiellit dhe t’u jepni syve rreth 20–30 minuta për t’u përshtatur...
Burimi:
kultplus.com