Bebe Rexha performon në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia, Taika Waititi nikoqir i eventit
Regjisori dhe aktori fitues i çmimit Oscar, Taika Waititi, do të jetë nikoqir i gala-mbrëmjes së amfAR Venezia, e cila do të zhvillohet më 6 shtator në kompleksin luksoz Molino Stucky, në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia. Në këtë ngjarje humanitare do të performojë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ndërsa artistja e njohur e artit konceptual dhe performativ, Marina Abramović, do të nderohet me çmimin “Award of Inspiration”. Rexha do të ngjitet në skenë pas publikimit të albumit të saj të fundit, “Dirty Blonde”, ndërsa mbrëmja synon mbledhjen e fondeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kërkimet dhe luftën kundër AIDS-it. “Jemi jashtëzakonisht të lumtur që Taika Waititi do të jetë me ne në Venecia si nikoqir i këtij eventi”, deklaroi...
Burimi:
kultplus.com