“Zëri yt, e ardhmja jonë”, aktivitet për të rinjtë në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, do të organizojë aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”. Aktiviteti i dedikohet të rinjve në Kosovë dhe synon të vërë në fokus aspiratat, sfidat dhe mundësitë e tyre, si dhe rëndësinë e përfshirjes së zërit të rinisë në proceset që ndikojnë në të ardhmen e vendit. Ngjarja do të mbahet sot, më 12 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në hapësirën para Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, përcjell KultPlus. Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të promovojnë pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe të krijojnë një hapësirë ku ata mund të shprehin nevojat, idetë dhe perspektivat e tyre për të...
Burimi:
kultplus.com