Spanja në krizë politike, popullorët rrisin presionin ndaj Sánchez-it
Në vapën përvëluese të një dite fund maji në Madrid, edhe luanët prej bronzi që ruajnë Pallatin e Kortesëve duket sikur janë gati të shkrihen. Kongresi i Deputetëve të Spanjës ndodhet pak minuta larg Muzeut Prado, në një qendër të mbushur me turistë që kërkojnë freski duke blerë abaniko. Borja Sémper është rikthyer në detyrën e tij si deputet dhe nënsekretar i Partisë Popullore në fillim të majit. Ai ka kaluar një betejë me kancerin dhe ka munguar për dhjetë muaj. Në rikthim, u prit me duartrokitje në këmbë nga kolegët e tij, duke nisur nga lideri Alberto Núñez Feijóo. Sémper iu bashkua Partisë Popullore që në adoleshencë, në Baski, ku jetoi nën kërcënimin e terrorizmit. Ai është një nga ata që nuk ia falin...
Burimi:
javanews.al