Blofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

Blofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

Një skandal i paprecedentë i manipulimit mediatik dhe i “lojës me dy porta” ka shpërthyer rreth emrit të futbollistit të klubit norvegjez Molde, Blerton Isufi. Teksa mediat në Kosovë nxituan të ngrinin alarmin për një “tentativë rrëmbimi” nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe trajnerit Alban Bushi, dokumentet ekskluzive zyrtare të siguruara nga gazetari Endi Tufa i Top Channel, dëshmojnë një realitet krejtësisht ndryshe. Bëhet fjalë për një skenar të turpshëm ku një futbollist i moshave përdor fanellën kuqezi dhe atë dardanë si monedhë shkëmbimi për interesa personale, duke tensionuar artificialisht marrëdhëniet mes dy tifozerive vëllazërore, ndërsa të vërtetën ua fsheh të dyja palëve. Sulmi publik ndaj Shqipërisë: “I refuzova, dua vetëm Kosovën!” Pas publikimit të listës së Kombëtares U-21 të Shqipërisë për...