Kapet në Angli pas 11 vitesh në kërkim shqiptari i përfshirë në trafik kanabisi drejt Kosovës në vitin 2015
Pas 11 vitesh në kërkim, Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët britanikë, ka arrestuar në Angli një shtetas shqiptar të kërkuar për trafik droge në Kosovë. Nga dokumentet e Gjykatës së Ekstradimeve City of Westminster Magistrates’ Court, të siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mësohet se i arrestuari për qëllime ekstradimi është Gëzim Çela, 37 vjeç. Kësaj gjykate iu bë me dije se autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Celën, pasi ai akuzohet se më 15 tetor 2015 është përfshirë në një bashkëpunim kriminal me Fran Merdhocin, Alfred Mikelin, Arif Çelën dhe Victor Lekgegajn për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës. Gëzim Çela do të paraqitet në seancën e radhës për ekstradimin më 4 qershor 2026, në orën 10:00....
Burimi:
top-channel.tv