Droni në Rumani, NATO “rrëzon” Putinin: Ishte me origjinë ruse

Droni në Rumani, NATO “rrëzon” Putinin: Ishte me origjinë ruse

NATO konfirmon se droni që u rrëzua në Rumani ishte “me origjinë ruse”. Lajmin e përcjell Reuters, që citon zëdhënës të aleancës, për të rrëzuar pretendimet e Vladimir Putin se mjeti fluturues mund të mos ishte fare rus. Më herët, shefi i Kremlinit tha se vendi i tij është i gatshëm të zhvillojë një hetim objektiv nëse do t’i dorëzohen mbetjet e mjetit fluturues. Putin, i cituar nga agjencia Tass, kujton se në të kaluarën dronë ukrainas kanë hyrë në vende të ndryshme. Reagimi i tyre i parë ka qenë gjithmonë: Këta janë dronë rusë. Por askush nuk mund të përcaktojë kujt i përket droni pa një analizë teknike të mbetjeve nga ekspertët, u shpreh ai. Sipas Kremlinit, mund të ketë qenë një dron ukrainas...