Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale të Hagës, njeriu që kërkoi urdhër-arrest për Netanyahu-n

Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale të Hagës, njeriu që kërkoi urdhër-arrest për Netanyahu-n

Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan për shkarkimin e Karim Khanit nga posti i kryeprokurorit, pas akuzave për sjellje të pahijshme me karakter seksual. Avokati britanik Khan u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një ndihmëseje, akuza të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht. Ai u pezullua përkohësisht nga detyra në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) në qershor, pas një raporti të komitetit ekzekutiv të organit mbikëqyrës të gjykatës, i cili konstatoi se kishte kryer “shkelje të rënda të etikës profesionale”. 82 nga 125 shtetet anëtare të gjykatës votuan pro shkarkimit të Khanit, 13 votuan kundër ndërsa 15 shtete abstenuan. 56-vjeçari Karim Khan tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2024, kur kërkoi lëshimin e urdhër-arresteve ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav...