Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më shumë se 100 zjarrfikës në vendngjarje
Një zjarr masiv përfshiu një njësi industrialenë Essex të Anglisë dhe shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, i cili u dëgjua dhe u ndje në zona të largëta. Mbi 100 zjarrfikës u angazhuan për të vënë nën kontroll flakët që shpërthyen pranë fshatit Rettendon, në jug të Chelmsford. Shpërthimi u shkaktua nga prania e një sasie plehu kimik të ruajtur në një nga ndërtesat e përfshira nga zjarri. Pamjet nga vendngjarja treguan një top të madh zjarri që ngrihej në ajër, ndërsa dëshmitarët e përshkruan zhurmën si “si një bombë” ose si një shpërthim zanor. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha në disa ndërtesa dhe automjete në zonën industriale dhe vijoi të digjej edhe gjatë së shtunës. Shërbimet e emergjencës thanë se nuk kishte rrezik të mëtejshëm...
Burimi:
vizionplus.tv