220 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret kalojnë përtej kapaciteteve të zjarrfikësve
Një valë zjarresh shkatërruese po godet Spanjën dhe Francën, duke detyruar më shumë se 220 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre. Situata më kritike paraqitet pranë Madridit dhe në jugperëndim të Francës, ku autoritetet kanë mobilizuar ushtrinë dhe mijëra zjarrfikës për të frenuar flakët. Në Francë, autoritetet urdhëruan evakuimin e afro 60 mijë banorëve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin total të të evakuuarve në rajonet Gironde dhe Landes në rreth 200 mijë. Presidenti Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Ndërkohë, në Spanjë, një zjarr i madh pranë Madridit konsiderohet “përtej kapaciteteve të zjarrfikësve”. Tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit janë bashkuar në një front të vetëm, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën. Qeveria spanjolle ka shpallur...
Burimi:
kohajone.com