Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat
Policia në Kombinat njofton se sot në 27 gusht ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me mjet prerës administratorin e pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat. I plagosur ka mbetur 74-vjeçari F.G. Sherri dyshohet se ka ndodhur pas konfliktit për linjën e ujit të pijshëm. I plagosuri u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Njoftimi i policisë Plagosi rëndë, me mjete prerëse, administratorin e pallatit ku banonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestojnë menjëherë pas krimit, autorin. Sekuestrohen mjetet prerëse (thikë dhe motorsharrë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit të mëngjesit të sotëm, se në ambientet e një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndodhej i dëmtuar administratori i objektit, shtetasi F....
Burimi:
javanews.al