Shehi “bombardon” Ramën: Mbledhjet e tij ngjajnë me pleniumet e Enver Hoxhës

Shehi “bombardon” Ramën: Mbledhjet e tij ngjajnë me pleniumet e Enver Hoxhës

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kritikuar mbledhjet e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe ministrat, duke i krahasuar ato me pleniumet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Shehi tha se këto mbledhje janë thjesht “burokraci partiake” dhe sipas tij tregojnë se qeveria nuk ka më ide të reja për të prodhuar. “Këto që bën Rama janë burokraci partiake që nuk kanë më vlerë. Nuk ka çfarë sajon më. Këto janë si sajesat e shokut Enver nga fundi”, deklaroi Shehi. Sipas tij, protestat e opozitës kanë shqetësuar mazhorancën, ndërsa mbledhjet e fundit janë pjesë e një strategjie të diktuar nga presioni politik. Shehi nuk kurseu kritikat as për Partinë Demokratike dhe procesin e paralajmëruar të “ripërtëritjes” së saj. Duke iu referuar deklaratave të Sali...