Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit: E papranueshme të vësh duart mbi median
Reporterët pa Kufij (RSF) kanë reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku gazetari i News24, Marsel Rupi, u shty dhe u ofendua verbalisht nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias e dënoi ashpër sjelljen ndaj gazetarit, duke theksuar se vendosja e duarve mbi reporterët dhe fyerja e tyre për shkak të ushtrimit të detyrës është e papranueshme. “Shqipëria: RSF qëndron në krah të gazetarit të News24, Marsel Rupi, i cili u shty dhe u ofendua verbalisht dje nga deputeti i Partisë Socialiste në pushtet, Erion Braçe, ndërsa Rupi përpiqej t’i bënte pyetje jashtë Parlamentit! Të vësh duart mbi gazetarët është përtej çdo gjëje të papranueshme, po aq sa është...
Burimi:
gijotina.com