Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij të gjatë për korrupsion. Pamjet video tregojnë Netanyahun duke hyrë në sallën e gjyqit. Seanca e sotme paraqiti dëshminë e ministrit Ze’ev Elkin, emri i të cilit shfaqet disa herë në aktakuzën që lidhet me Rastin 2000, në të cilin Netanyahu akuzohet për mashtrim dhe shkelje të besimit, sipas të përditshmes izraelite “Maariv”. Gjyqi është planifikuar të vazhdojë deri më 20 korrik para se gjyqësori të fillojë pushimet e verës. Procedurat do të rifillojnë në fillim të shtatorit, me gjyqtarët që vendosin që seancat dëgjimore do të mbahen pesë ditë në javë pasi gjykata të kthehet nga pushimet e saj të tetorit, tha gazeta. Izraeli...
Burimi:
opinion.al