Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria, 11 prej të cilave me vende të Bashkimit Europian. Ibrahimaj theksoi se këto marrëveshje synojnë mbrojtjen e të drejtave të punës dhe njohjen e viteve të kontributeve për qytetarët që kanë punuar në Shqipëri dhe jashtë saj. “Ministria e Ekonomisë sot kaloi një projekt vendim, një miratim në parim i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Poloninë, duke e çuar në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruar nga RSH ku bashkë me marrëveshjen me Slloveninë janë 11 marrëveshje të cilat janë firmosur me vendet e Bashkimit Europian. Unë dua të kujtoj këtu...