Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve, me fokus vlerësimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike, si dhe përcaktimin e detyrave prioritare për periudhën në vijim. Gjatë takimit, kryepolici kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave policore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe ndjekjen në dinamikë të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët, duke theksuar se çdo rast duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, deri në përfundimin e plotë të veprimeve procedurale dhe hetimore. Në vijim, Hita kërkoi rritjen e efikasitetit të shërbimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe rritjen e prezencës...