“Nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur”, gjykata franceze lë në qeli Ermal Beqirin
Drejtësia franceze ka vendosur të mbajë në paraburgim biznesmenin shqiptar Ermal Beqiri, i cili është një nga personat e kërkuar nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t. Vendimi është marrë ndërsa në Francë vijon procedura për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij. Gjykata rrëzon kërkesën për lirimin Sipas mediave franceze, Beqiri kishte kërkuar që të lirohej, duke pretenduar se ndodhej në paraburgim në mënyrë të padrejtë. Kërkesa e tij, megjithatë, nuk është pranuar nga gjykata. Prokuroria franceze ka kundërshtuar lirimin e biznesmenit, duke argumentuar se pasuria dhe mundësitë e tij për të udhëtuar, përfshirë edhe licencën e pilotit, mund ta ndihmonin të largohej shpejt nga territori francez. “Mund të kisha shkuar edhe në Dubai” Gjatë seancës, Beqiri ka folur edhe...
Burimi:
ntv.al