Vlora “skuqet” nga flakët/ Zjarrfikësit në “luftë” me zjarrin
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e djeshme Shashicën e Vlorës, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat e zonës. Në lidhje me situatën aktuale të zonës në fjalë, ka reaguar dhe kryebashkiakja Mersini e cila bën me dije se forca të shumta të zjarrfikëses janë në terren, ku pavarësisht vështirësive, po vijojnë intensivisht me punën për shuarjen e flakëve. Më tej Merisni u bën thirrje banorëve të zonës që të tregojnë kujdes dhe të mos bëhen shkak i pengesës së mjeteve të emergjencës. “Zjarri në Shashicë, i favorizuar edhe nga era, ka marrë përmasa të mëdha, por aktualisht nuk paraqet rrezik duke mos pasur banesa përreth. Të gjitha forcat e emergjencës janë në terren, në gatishmëri të plotë, pavarësisht vështirësive...
Burimi:
ntv.al