El Niño tregon “dhëmbët”/ Disa vende po përballen me reshje, disa me thatësirë ekstreme

El Niño tregon “dhëmbët”/ Disa vende po përballen me reshje, disa me thatësirë ekstreme

Qeveria e Panamasë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të kushteve ekstreme të motit, të lidhura me fenomenin El Niño, i cili ka shkaktuar reshje të dendura në disa zona, por edhe thatësira të rënda. Ministrja e Brendshme, Dinoshka Montalvo, deklaroi se masa është marrë për të përgatitur vendin për pasojat e mundshme të fenomenit. Gjendja e jashtëzakonshme do të mundësojë përshpejtimin e procedurave administrative dhe ndërhyrjen më të shpejtë për përballimin e situatës. Një nga pasojat kryesore është mungesa e reshjeve, e cila ka prekur edhe funksionimin e Kanalit të Panamasë. Autoritetet kanë njoftuar reduktimin e numrit të anijeve që lejohen të kalojnë në kanal, nga 36 në 34 anije në ditë duke nisur nga 3 shtatori dhe më pas në 32 nga...