Serwer: Zgjedhjet e reja mund të mos sjellin zgjidhje për krizën në Kosovë, vendi po humb terren në arenën ndërkombëtare
Daniel Serwer, profesor dhe studiues i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins dhe ekspert i zhvillimeve politike në Ballkan, ka komentuar krizën institucionale në Kosovë, ngërçin në Kuvend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja. Ai ka thënë se zgjidhja e situatës kërkon bashkëpunim ndërmjet partive politike. I pyetur se kush mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës, Vetëvendosje apo partitë opozitare, Serwer ka thënë se nuk dëshiron të fajësojë asnjërën palë. “Jam më shumë se 3,000 milje larg. Nuk më takon mua të fajësoj askënd. Sistemet parlamentare në shumë vende përballen me probleme të tilla. Kosova nuk është unike në këtë aspekt”, ka deklaruar ai. Serwer, ka vlerësuar se mungesa...
Burimi:
syri.net