Gara për Sekretar të Përgjithshëm të PD dhe Sekretariatet/ Berisha lexon EMRAT e kandidatëve

Gara për Sekretar të Përgjithshëm të PD dhe Sekretariatet/ Berisha lexon EMRAT e kandidatëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar propozimet për emrat që pritet të përbëjnë strukturën e re drejtuese të selisë blu. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha bëri të ditur listën e kandidatëve për postet e sekretarëve të rinj, duke theksuar se është synuar një ripërtëritje e strukturave, e bazuar në eksperiencë dhe ekspertizë. Për postin e Sekretarit të Përgjithshëm janë propozuar Flamur Noka dhe Saimir Korreshi, ndërsa për Sekretar Organizativ Agron Loka dhe Klevis Balliu. Lista vijon me Etjon Kapedanin dhe Renald Ristën për Sekretar për Dixhitalizimin, Andi Mustafën dhe Mario Rungën për Burimet Njerëzore, si dhe Gentian Kapratën e Maksim Kolën për Urbanistikën dhe Territorin. Për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore janë propozuar Arlind Ahmetaj dhe Marash Logu, ndërsa për Çështjet...