Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor
Komisioni i Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore ka kërkuar shtyrjen e afatit të funksionimit deri më 30 nëntor 2026. Kërkesa, e nënshkruar nga dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe Konferencës së Kryetarëve, e cila pritet ta shqyrtojë në mbledhjen e saj të radhës. Në kërkesë argumentohet se zgjatja e afatit është e nevojshme për t’u dhënë forcave politike më shumë kohë për të arritur dakordësi mbi çështjet kryesore të reformës, përpara se të nisë puna teknike për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sipas kërkesës, procesi i reformës ka rezultuar më kompleks nga sa ishte parashikuar fillimisht, për shkak të numrit të madh të rekomandimeve dhe opinioneve që duhet të shqyrtohen....
Burimi:
gijotina.com