“Në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Belinda Ballukun

“Në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Belinda Ballukun

Avokatja Adriana Kalaja, ka depozituar një kallëzim të ri në SPAK në lidhje me çështjen Bankers, duke pretenduar se në këtë dosje është e implikuar edhe ish numri dy i qeverisë Rama, Belinda Balluku. Në një reagim për mediat, Kalaja shkruan se në dosjen e “Bankers”, Balluku ka pasur rol në ndërhyrjet që, sipas saj, penguan arkëtimin e 123 milionë eurove në favor të shtetit shqiptar, duke i shkaktuar buxhetit një dëm të konsiderueshëm. Kalaja pretendon se, sipas informacioneve që ka referuar në SPAK, veprimet e Ballukut lidhen edhe me shitjen e rafinerisë së Ballshit, ndërsa shton se 21 milionë euro nga ky transaksion mungojnë ende në buxhetin e shtetit. Sipas saj, të gjitha këto transaksione lidhen me veprimtari të paligjshme, akuza që mbeten objekt...