Zhvillim i ri në çështjen Veliaj, ndryshon trupa e Gjykatës së Lartë që do të shqyrtojë rekursin
Ka ndryshuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Lartë, pas dorëheqjes së gjyqtarit Ilir Panda nga shqyrtimi i çështjes. Pas tërheqjes së Pandës, me short është caktuar një trupë e re e përbërë nga Sandër Simoni, në cilësinë e relatorit, si dhe gjyqtarët Sokol Binaj dhe Albana Boksi. Dosja e Veliajt u rikthye për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 majit, e cila me shumicë votash vendosi kthimin e çështjes për një shqyrtim të ri. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, janë nën hetim për korrupsion në nëntë raste, ndërsa ndaj Veliajt rëndojnë edhe akuzat për shpërdorim...
Burimi:
gijotina.com