‘Korrupsioni po gëlon, rezultatet e SPAK minimale’/ Shehaj: Braho shmangu përgjegjësitë në raportimin në Kuvend

‘Korrupsioni po gëlon, rezultatet e SPAK minimale’/ Shehaj: Braho shmangu përgjegjësitë në raportimin në Kuvend

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka kritikuar raportimin e përfaqësuesit të SPAK, Klodian Braho, në Kuvend, duke thënë se ai shmangu përgjegjësitë, ndërsa opozita nuk arriti të ngrejë pyetjet thelbësore. E ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, Shehaj tha se prokuroria ka qenë e qartë në kërkesat e saj, por vlerësoi se raportimi i Brahos ishte i ftohtë dhe pa përgjigje konkrete për çështjet që shqetësojnë publikun. Sipas Shehajt, deputetët duhej ta kishin përballur drejtuesin e SPAK me pyetje mbi rezultatet konkrete të institucionit, duke përmendur numrin e ulët të zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion, si edhe hetimet për koncesionet në shëndetësi, sterilizimin, laboratorët, dializën dhe çështje të tjera që lidhen me përdorimin e fondeve publike. Ajo u shpreh se, pas shtatë...