Rama mbledh ministrat në Pogradec në fund të gushtit, çfarë do të ndodhë para sezonit të ri politik
Edi Rama TIRANË-Poltika ka marrë zyrtarisht pushimet, por për Partinë Socialiste do të ketë edhe një takim të radhës në prag të sezonit të ri. Në fund të muajit gusht, kryeministri Edi Rama raportohet se do të mbledhë ministrat në një takim në Pogradec. Takimi pritet të mbahet më 24 dhe 25 gusht, ku secili nga ministrat e kabinetit qeveritar pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik. Mbledhja në formatin e retreat-it zhvillohet zakonisht nga kryeministri Rama përpara nisjes së sesionit të ri politik. Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, 24 korrik, kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij u prezantoi socialistëve dokumentin e ri politik të quajtur “Besa”, draft të cilin deputetët dhe ministrat do ta marrin...
Burimi:
zeri.ai