Putin mesazh Perëndimit: Nëse kapni anijet ruse, ne do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar NATO-n se po zgjeron praninë e saj në rajonin Azi-Paqësor dhe se po rrit tensionet në Arktik. Deklaratat u bënë të mërkurën gjatë vizitës së tij në ishullin Sahalin, në Lindjen e Largët të Rusisë, ku po zhvillohen stërvitje ushtarake. Putin tha se Moska po vëren përpjekje nga disa shtete për të kufizuar lëvizjen e anijeve ruse. Ai paralajmëroi se Rusia do të “përgjigjet në të njëjtën mënyrë” nëse vendet perëndimore konfiskojnë anije tregtare ruse. Presidenti rus e cilësoi konfiskimin e anijeve ruse nga vendet e Bashkimit Evropian si “pirateri”, duke rritur më tej retorikën e përplasjes mes Moskës dhe Perëndimit.
Burimi:
vizionplus.tv