Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë bojkotojnë punën: Rama dhe Mazniku të rishikojnë vendimin për bashkimin me Kavajën
Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar sot punën në shenjë kundërshtimi të draft- propozimit të PS për shkrirjen e saj si bashki dhe Bashkimin me Bashkinë e Kavajës. Në orën 9:00 Punonjësit kanë lënë vendet e punës në shenjë demostrative kundër propozimit të socialistëve ndërsa thonë se ndihen të tradhtuar nga kupola e PS. Ata kërkojnë me ngulm që Rrogozhina të mbetet Bashki më vete pasi rrezikon të humbë identitetin e saj. “Bashkisë Rrogozhinë po i behet një padrejtësi shumë e madhe. Ne i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare. Sot kemi 1 Bashki me 43 mijë banorë, që janë kundër reforme. Bashkia Rrogozhinë nuk është krijim i Reformës së 2015 por ka 35 vite Bashki...
Burimi:
gijotina.com