Kryemadhi pas deklaratës së Berishës për mini-maternitetin: Mund të jenë të vërteta…!

Kryemadhi pas deklaratës së Berishës për mini-maternitetin: Mund të jenë të vërteta…!

Monika Kryemadhi komentoi deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha se në ambientet e SPAK po ndërtohet një mini maternitet, duke iu referuar thashetheme se gra socialiste, ministre apo deputetet ngelen shtatzënë për t’i shpëtuar drejtësisë. Mes batutave, ish kryetarja e LSI garantoi duke thënë se “me barrë nuk ngel”. Sipas saj, thashethemet që ministre apo deputetë të PS ngelen shtatzënë për ti shpëtuar drejtësisë edhe mund të jenë të vërteta. “Ju garantoj që me barrë nuk ngel, për këtë ju them. E dyta sigurisht që njerëzit për të gjetur rrugë dhe mënyra të ndryshme proceduriale edhe mund të jenë thashetheme edhe mund të jenë të vërteta. Sa herë që vjen një foshnjë në jetë është një gjë shumë e mirë, është një qytetar...