Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia ndalon mjetin lundrues
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e mbrëmjes së të dielës në zonën e Palasës ku nga një jaht që po lundronte drejt Himarës u qëllua me armë zjarri. Pas disa orësh ndjekje nga policia, jahti u ndalua dhe u shoqëruan katër persona. Sipas njoftimit në bord nuk u gjetën sende të paligjshme. Blutë ndaluan shtetasit B.Ç, L.H, A.K dhe P.Gj. Njoftimi i Policisë: Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku rreth orës 21:00 është marrë njoftim se, në det, përballë Palasës, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër nga një mjet lundrues, ju informojmë se: Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë/Stacionit të Policisë Dhërmi,...
Burimi:
gijotina.com