“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

“Larg duart nga Patosi”, qytetarët protestojnë kundër bashkimit me Fierin

Dhjetëra banorë të Patosit janë mbledhur sot përpara godinës së Bashkisë, duke protestuar kundër reformës së re administrative dhe propozimit për bashkimin e kësaj njësie vendore me Bashkinë Fier. Me thirrjen “Larg duart nga Patosi”, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj çdo vendimi që, sipas tyre, mund të cenojë identitetin, historinë dhe të ardhmen e qytetit. Protestuesit deklarojnë se shkrirja e Bashkisë Patos do të ishte një goditje për komunitetin dhe një hap tjetër drejt dobësimit të zonës. Sipas banorëve, qyteti nuk mund të reduktohet vetëm në një ndarje administrative, pasi mbart një identitet të krijuar ndër dekada. Kjo pasi Patosi njihet për historinë e tij të lidhur ngushtë me industrinë e naftës. Qytetarët kërkojnë që çdo ndryshim në hartën administrative të vendit të...