Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Qeveria kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit

Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmurët. Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj, i cili praktikisht kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit duke krijuar një monopol të përbindëshëm ekstraligjor dhe në kundërshtim të plotë me direktivat e Bashkimit Europian. Kali i Trojës që privatizon tenderat e shëndetësisë do të jetë një shoqëri aksionere publike, e cila replikon në mënyrë identike modelin famëkeq të Kayos edhe në sektorin shëndetësor. “Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe...