Propozimi i ri i Iranit për SHBA/ Pezullim i projektit bërthamor, por uraniumin ta marrë Rusia. Trump: Koha po mbaron
Teherani ka paraqitur një propozim të ri ndaj Uashingtonit, duke lënë të hapur mundësinë e një pezullimi afatgjatë të programit të tij bërthamor. Presidenti amerikan Donald Trump ndërkohë ka rritur tonet paralajmëruese ndaj Iranit. Gjatë një takimi me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në klubin e tij të golfit në Virxhinia, Trump deklaroi në rrjetin Truth Social se “Irani duhet të veprojë, koha po mbaron”. Sipas CNN, në mbledhjen për diskutimin e hapave të ardhshëm lidhur me luftën dhe situatën rajonale morën pjesë zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe i dërguari special Steve Ëitkoff.Nga ana tjetër, negociatat duket se vazhdojnë. Agjencia Tasnim raporton se Irani ka paraqitur një propozim me 14 pika, i cili fokusohet në...
Burimi:
top-channel.tv