Mjekja Mereme Sela padit në shkallë të parë Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kreun e PD-së

Mjekja Mereme Sela padit në shkallë të parë Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kreun e PD-së

Mereme Sele ka depozituar një kërkesë të re në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23 majit për kreun e Partisë Demokratike. Në padinë e saj, ajo ka kundërshtuar zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së dhe ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me këtë çështje. Kërkesa e korrigjuar është dorëzuar pranë gjykatës, ndërsa pritet që institucioni të shqyrtojë pretendimet dhe të vendosë nëse do të pranojë ose jo pezullimin e zgjedhjeve për drejtimin e partisë. Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike janë parashikuar të mbahen më 23 maj.