Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?/ Mësoni disa nga këshillat
Pirja e kafesë menjëherë pas mëngjesit është një rutinë që shumë njerëz nuk e shmangin dot, por ekspertët sugjerojnë se ky zakon mund të ndikojë në mënyrën si organizmi përthith disa minerale të rëndësishme, veçanërisht hekurin. Sipas specialistëve të ushqyerjes, kafeja dhe çaji i zi përmbajnë substanca natyrale të quajtura tanine, të cilat mund të pengojnë përthithjen e hekurit gjatë procesit të tretjes. Kjo ndodh sepse taninet lidhen me hekurin e marrë nga ushqimi dhe e bëjnë më të vështirë kalimin e tij në gjak. Ndikimi vërehet sidomos te hekuri jo-hemik, që gjendet kryesisht te ushqimet me bazë bimore si spinaqi, fasulet, drithërat apo perimet jeshile. Nëse kafeja konsumohet shumë pranë vakteve, trupi mund të mos përfitojë sasinë e nevojshme të hekurit nga këto ushqime....
Burimi:
sot.com.al