Keir Starmer nuk heq dorë nga posti i kryeministrit: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja të 2029-ës
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, madje do të jetë në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme të 2029-ës. Kjo deklaratë bëhet pasi kanë filluar të ravijëzohen emrat e rivalëve të tij për postin e kryeministrit, pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Britani, ku Laburistët në pushtet pësuan një humbje të thellë që ka çuar në përpjekjet për largimin e kryeministrit nga detyra. Siç raporton korrespondenti i Top-Channel, Arben Manaj, në një deklaratë të bërë këtë të hënë në Londër, kryeministri në detyrë Sir Keir Starmer ka thënë se dëshiron të jetë kryeministër i Laburistëve deri në zgjedhjet e reja të përgjithshme në 2029. Ai këmbënguli se të qenit kryeministër nuk ka përfunduar...
Burimi:
top-channel.tv