“Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë”/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm!

“Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë”/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm!

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka reaguar pas videos të publikuar në rrjete sociale teksa një infermiere te Psikiatria, ofendon rëndë dhe keqtrajton pacientët. Video është publikuar nga “JOQ” ku dëgjohet infermierja t’i thotë pacientes “Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”. Në reagim, QSUT shprehet se kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore për punonjësen e përfshirë në skandal. Reagimi i QSUT QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore. Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore,...