U largua nga shkolla pas një konflikti me mësuesin, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares në Vlorë

U largua nga shkolla pas një konflikti me mësuesin, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 14-vjeçares në Vlorë

Një vajzë 14-vjeçare është larguar nga shkolla pas një konflikti me një mësues në shkollë për shkak të notës. Pas kësaj, ajo nuk ka shkuar në shtëpi dhe për më shumë prej 9 orësh familjarët nuk kanë arritur të kontaktojnë me të. Ndërkohë, babai i saj është duke bërë kallëzim në polici dhe sipas tij, vajza dyshohet se mund të ketë shkuar në Tiranë me furgonat e linjës. Në njoftimin e familjarëve thuhet: Kjo është Kaltra Llanaj, 14 vjeçe! Sot, është larguar nga shkolla pas një konflikti që ka pasur me një mësues për një notë. Ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe nuk ka vajtur në shtëpi pas mësimit. Prej më shumë se  9 orësh, familja nuk ka kontakt me të dhe janë...