Ndërtimi i kampeve të emigrantëve, prokurorët evropianë nisin hetimin mbi fondet e BE-së në Greqi
Prokurorët evropianë kanë nisur një hetim mbi mënyrën se si Greqia ka përdorur fondet e Bashkimit Evropian për ndërtimin e kampeve të emigrantëve, sipas dy zyrtarëve grekë të njohur me çështjen. Hetimi i Zyrës së Prokurorit Publik Evropian fokusohet në ndërtimin e dy qendrave të pritjes dhe akomodimit të migrantëve gjatë viteve 2020–2021, në periudhën e pandemisë Covid-19. Sipas raportimeve, kontratat për këto projekte iu dhanë kompanive private pa procedura tenderimi publik dhe kostot e tyre rezultuan shumë më të larta se projektet e ngjashme, duke arritur në rreth 11.3 milionë euro. Gazeta Kathimerini raportoi se kampet nën hetim ndodhen në Malakasa, në veri të Athinës, dhe në Sintiki, në rajonin e Serres. Greqia ishte një nga pikat kryesore të mbërritjes së migrantëve gjatë krizës...
Burimi:
sot.com.al