Pozita dominuese e Philip Morris, Konkurrenca hap hetim për tregun e cigareve
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të cigareve. Në kuadër të monitorimit të tregut, Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbi importet e realizuara sipas subjekteve importuese për cigaret me kodet doganore përkatëse, për periudhën janar 2021 – dhjetor 2025. Nga ky informacion, për produktet cigare dhe cigaret elektronike pa djegie rezultoi se tregu i importit të cigareve karakterizohet nga një nivel i lartë përqendrimi, ku ndërmarrja Philip Morris Albania zotëronte në vitin 2025 një pjesë tregu prej 57.96% në segmentin e cigareve tradicionale (FMC) dhe 97.74% në segmentin e cigareve elektronike. Pjesa e tregut e kësaj ndërmarrjeje paraqitet në nivele të larta dhe në rritje progresive gjatë periudhës...
Burimi:
syri.net