Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë: rekord 766 mln euro

Çmimet në qiell në Shqipëri, shqiptarët blenë prona të patundshme jashtë: rekord 766 mln euro

Shqiptarët kanë rritur investimet në pasuri të paluajtshme jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat mbi pozicionet e Investimeve të Huaja Direkte, stoku i investimeve që rezidentët shqiptarë zotërojnë në pronat jashtë kufijve ka kapur vlerën rekord me një stok 766.5 milionë euro në fund të vitit 2023. Siç shihet nga të dhënat në tabelën e mëposhtme fluksi ka qenë shumë i lartë në vitin 2023 me 760 milionë euro, pasi deri në vitin 2022, stoku i investimeve të shqiptarëve në pasuri të paluajtshme jashtë vendit ka qenë vetëm 6.5 milionë euro, sipas Eurostat. Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të...