Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy fëmijë/ Gjykata lë në burg shoferin Nikoll Radaçi

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy fëmijë/ Gjykata lë në burg shoferin Nikoll Radaçi

Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin fatal me dy fëmijë të vdekur dhe një tjetër të plagosur rëndë, është vendosur nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 4 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre. 2 prej tyre, E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8 vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda. Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë....