“Nis ngritja e Institutit të Tumoreve”, ministrja Sala: Hiqet limiti i moshës për check-up, shërbimet do ofrohen nga shteti
evis sala TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka njoftuar vendimet e reja në fushën e shëndetësisë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Sala bëri me dije se është miratuar ngritja e Institutit të Tumoreve, i cili do të ketë një buxhet të dedikuar edhe për kërkimin shkencor. Gjithashtu, ministrja njoftoi edhe ndryshime në programin kombëtar të Check-Up. Me vendimin e ri hiqet kufiri maksimal i moshës për përfitimin e kontrollit shëndetësor falas, duke u mundësuar edhe qytetarëve mbi 70-vjeç të përfitojnë nga ky shërbim. Një tjetër ndryshim është kalimi i shërbimeve të Check-Up dhe dializës në administrimin e shtetit. “Kemi marrë sot vendim për ngritjen e Institutit të Tumoreve. Përveç buxheti të alokuar si pjesë e QSUT, ka edhe një buxhet shtesë për pjesën...
Burimi:
zeri.ai