Konsullata serbe në Shkodër, Bushati me reagim të fortë: Uroj që të mos jetë e vërtetë! Vendim i gabuar dhe karshillëk
Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria arritën një marrëveshje në parim për hapjen e zyrave konsullore në Shkodër dhe Bujanoc. Mbi lajmin ka reaguar ish- ministri Ditmir Bushati, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se një vendim i tillë është i gabuar në planin strategjik, ndërsa ka shtuar se pesha e pakicës serbe në zonë është shumë e paktë. “Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i jashtëm serb dhe ujdia e pretenduar me homologun shqiptar për hapjen e Konsullatës së Serbisë në Shkodër të mos jetë e vërtetë. Në planin strategjik do të ishte e gabuar. Një konsullatë e Serbisë në Shkodër nuk reflekton realitetin historik, peshën e pakicës serbe në zonë, dhe vendos...
Burimi:
sot.com.al