‘Krim elektoral në Kuçovë’, Maliqi: SPAK po zvarrit hetimet, kemi prova për manipulim të zgjedhjeve

‘Krim elektoral në Kuçovë’, Maliqi: SPAK po zvarrit hetimet, kemi prova për manipulim të zgjedhjeve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, ka ngritur akuza të forta për krimin elektoral në zgjedhjet vendore të Kuçovës në vitin 2023, duke theksuar se hetimet po zvarriten dhe po tentohen të mbyllen pa u zbardhur plotësisht.Maliqi tha se disponon prova për manipulim të procesit zgjedhor, përfshirë ndërrim kutish votimi, përdorim të administratës dhe shpërndarje ndihmash gjatë fushatës, ndërsa akuzoi SPAK dhe BKH për mungesë veprimesh ndaj personave që, sipas tij, janë të përfshirë në këto skema.Ai denoncoi gjithashtu, standarde të dyfishta në hetim dhe ndikim politik në procesin e drejtësisë, duke paralajmëruar se do të vijojë betejën ligjore për zbardhjen e plotë të çështjes. Unë kam bërë 11 kallëzime në SPAK. Për një kallëzim është...