Groposën dhjetëra kg kokainë në kotecin e pulave, gjykata franceze konfirmon dënimin për shqiptarët

Groposën dhjetëra kg kokainë në kotecin e pulave, gjykata franceze konfirmon dënimin për shqiptarët

Një gjykatë apeli në Francë mbajti në fuqi dënimet kundër dy shqiptarëve të përfshirë në një operacion ndërkombëtar të trafikut të kokainës LA GAZETTE Gjykata e Apelit në Rennes ka konfirmuar dënimet e dhëna ndaj dy shtetasve shqiptarë, 22 dhe 32 vjeç, të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës, që kishte degë në Vannes dhe Saint-Jean-Brévelay (Morbihan), ku u zbuluan 24 kilogramë kokainë të groposur në një kotec pulash. Në shtator 2024, pas disa kontrolleve të kryera nga Zyra Franceze Kundër Trafikut të Drogës (OFAST) në lagjen Kercado të Vannes dhe në komuna të tjera të Morbihanit, policia bastisi edhe një fermë në Saint-Jean-Brévelay, pranë Locminé, ku banonte Redmir XXX, një shofer kamioni 47-vjeçar. Në fermën e tij u gjet fillimisht një...