Lamallari në Berat, inaugurohen ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë: Hapësirë dinjitoze për efektivët dhe shërbimin ndaj qytetarëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Berat, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 253 milionë lekë, i projektuar sipas standardeve më të mira bashkëkohore. Ministri Lamallari theksoi se investimi nuk përfaqëson vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por mbi të gjitha rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe kushteve të punës për efektivët e Policisë së Shtetit. “Janë ambiente absolutisht bashkëkohore, një investim i qeverisë shqiptare që ofron komoditet dhe dinjitet për punonjësit e Policisë së Shtetit. Por theksi ynë mbetet tek bashkëpunimi me qytetarët dhe trajtimi i tyre me etikë, mirësjellje dhe respekt në çdo shërbim që marrin,”...
Burimi:
vizionplus.tv