U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

Gjyqtari Ervin Metalla, i shkarkuar nga vetingu ka fituar sot në 5 maj në Strasburg. ‘Strasburgu’ ka arritur në përfundimin se vendimi për shkarkimin është joproporcional. Sipas Gjykatës së Strasburgut, në rastin e tij është shkelur neni 8 i Konventës të të Drejtave të Njeriut. Metalla u shkarkua nga detyra më 30 tetor 2019. Vendimi është dhënë nga një trupë gjykuese e përbërë nga Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Natasha Mulaj. Kolegji ka konstatuar probleme të lidhura me pasurinë e gjyqtarit dhe ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij. Sipas KPK-së, gjyqtari Metalla ishte shkarkuar në korrik 2018 për shkak të parregullsive të gjetura në deklarimin dhe justifikimin e pasurisë së tij. Në...