Qeveria serbe i mbijeton votëbesimit, opozitarët akuza për korrupsion
Qeveria serbe e Duro Macut i mbijetoi votëbesimit pas tre ditë debatesh në parlament. Nga 176 deputetë të pranishëm në sallë, 135 e mbështetën ndërsa 40 deputetë votuan kundër qeverisë. Deputetët e opozitës e kishin paraqitur propozimin për votim mosbesimi ndaj qeverisë më 13 shkurt. Gjatë diskutimeve tre ditore opozitarët deklaruan se korrupsioni është problemi kryesor i Serbisë ndërkohë që mungesa e një lufte serioze kundër tij ka vrarë shpresën e qyetarëve për progres. Pjesë e debatit ishte edhe deklarata e Ministres Snežana Paunović në lidhje me të ashtuquajturin spastrimin etnik në Kosovë. Vetë Paunović tha se ndaj saj është ushtruar një lloj persekutimi politik ndërkohë që mohoi akuzat se ajo kishte bërë thirrje për spastrim etnik. Serbia po shkon zyrtarisht drejt zgjedhjeve të parakohshme...
Burimi:
javanews.al