“Indicie që dëshmojnë…”/ Logu: Në dosjen e ‘Mc Gonigal’ përmendet dhjetra herë Edi Rama

“Indicie që dëshmojnë…”/ Logu: Në dosjen e ‘Mc Gonigal’ përmendet dhjetra herë Edi Rama

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi maxhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, për McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në seancën dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu argumentoi se refuzimi i shumicës parlamentare për të ngritur komisionet përbën një cenim thelbësor të së drejtës kushtetuese të pakicës. E drejta për të kërkuar një komision hetimor është e sanksionuar në Kushtetutë dhe se mazhoranca nuk ka të drejtë ta bllokojë atë përmes votës në seancë plenare, por vetëm të sigurohet që respektohen parimet kushtetuese. “Kërkesat plotësonin të 3 kushtet që ka përcaktuar jurisprudence kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor. Edhe në përmbajtjen e kërkesave tona dhe gjatë debatit parlamentar është nënvizuar se komisioni ka...